26,11,2024

Gabimi: Keqpërdorimi i detyrës bëhet sulm seksual!

Must Read

Screen-Shot-2016-04-13-at-12.57.18-e1460581245289

Edhe pse është dënuar për keqpërdorim detyre, në aktgjykimin ndaj një zyrtari të Rahovecit thuhet se ai kreu sulm seksual.

Selami Mushaku, zyrtar i Komunës së Rahovecit më 24 mars të këtij viti është shpallur fajtor dhe dënuar me pesë muaj burg me kusht për keqpërdorim të detyrës, apo autoritetit zyrtar, por në aktgjykim pasi përshkruhej se si Mushaku ka keqpërdorur pozitën, thuhej se ai me këto veprime ka kryer veprën penale sulm seksual!

Aktgjykimi me këtë gabim ishte nxjerrë nga gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë Ilirjana Hoti.

Gjashtë ditë pas lëshimit të aktgjykimit të parë, gjyqtarja Hoti ka lëshuar një tjetër aktgjykim për të njëjtin rast për shkak të një lëshimi që ajo e ka quajtur teknik.

“Aktgjykimi palës i është dorëzuar  me datën 29.03.2016, por nga ana e referentes është vërejtur ky lëshim  në dispozitiv të aktgjykimit, ndërsa hyrja dhe arsyetimi janë në rregull. Me ta vërejtur këtë gabim me datën 30.03.2016 u është përcjellë palëve aktvendimin përmirësues, ku ceket se për shkak të lëshimit të natyrës teknike në dispozitiv të aktgjykimit ka ardhur deri te ky lëshim i cilësimit të veprës penale,” tha Ilirjana Hoti për KALLXO.com.

Ne emer te popullit

Gjyqtarja Hoti u arsyetua se gabimi në cilësimin e veprës penale është si pasojë e ngarkesës me numër të madh të lëndëve.

“[Gabimi] është lëshuar në aktgjykim për shkak të numrit të madh të lëndëve, sepse punoj në dy departamente,” tha Hoti.

Zyrtari rahovecian Selami Hoti, i kontaktuar me telefon nga KALLXO.com tha se nuk e ka vërejtur nëse akgjykimi i parë kishte ndonjë gabim, pasi nuk e ka lexuar as atë, e as tjetrin që ika ardhur më pas.

Ky nuk është rasti i vetëm ku gjykatësit nxjerrin aktgjykime të tilla.

Eemisioni “Drejtësia në Kosovë”  pati raportuar në tetor të vitit të kaluar për një rast tjetër në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku i akuzuari ngarkohej për një aksident të trafikut, ndërsa aktgjykimin e kishte pranuar se ishte dënuar për vjedhje të rrymës.

Më 28 shkurt KALLXO.com shkroi edhe për një qytetar që kishte pranuar ftesë për paraqitje në gjykatë më 30 shkurt, në një ditë që nuk ekziston në kalendar!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img