Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se në pranga ka rënë Arben Zeqja, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij, (punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër). 53vjeçari Arben Zeqja
akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatësit”, raporton News 24.
Ndërkohë, shtetasi me iniciale T. Z, 56 vjeç, me detyrë punonjës i sigurisë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të
detyrës”.
Këta dy persona në bashkëpunim me njëritjetrin për shkak të një konflikti të çastit janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.
Mësohet se 53vjeçari kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori Gjykatës, ku më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar rrugën shtetasit të arrestuar.
Zeqja është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me Prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike Prokurorit, ku në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë). Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
The post Fyerje e grushte ndaj prokurorit pse e bllokoi në parkim appeared first on Lajminet.