Jahmir Hyka ëndërron që të luajë me Shqipërinë në Kampionatin Evropian të këtij viti.
Sezoni i mirë që po bën me Luzern-ën mund të mos i mjaftojë për të qenë pjesë e Shqipërisë në Europian.
Për këtë motiv Jahmir Hyka gjatë një interviste speciale (ishte gazetar dhe i ftuar njëkohësisht) ka përfituar nga rasti për t’i dhënë një mesazh të fortë drejtuesve të Federatës Shqipëtare të Futbollit, shkruan albeu.
“Në përfaqësuese kam debutuar para tetë vitesh, por prej 18 muajsh s’jam grumbulluar më. Duke dhënë rezultate të mira te Luzerna, shpresoj të rikthehem. Shpresoj që drejtuesit e Kombëtares të më shohin dhe uroj të jem sërish i dobishëm për ta.
Do të ishte mrekulli të luaja më 11 qershor kundër Zvicrës. Për këtë do të jap maksimumin dhe më të mirën nga vetja te Luzerna”, është shprehur Hyka.