05,06,2025

Fushë Kosova pa ujë, digjet një kabllo e energjisë elektrike

Must Read

pa-uje

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës dhe fshatrave përreth, se sot gjatë orëve të pasdites është ndërprerë prodhimi i ujit të pijshëm në objektin Kroni – Kuzmin në Fushë Kosovë.

Sipas një komunikate sqaruese të kompanisë, duke filluar nga ora 16:00 e deri në mesnatë, qytetarët e kësaj komune do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyet e ndërprerjes ndërlidhen me punimet e kompanisë Trainkos në linjën hekurudhore, ku përgjatë saldimit të binarëve, nga shkëndijat e zjarrit është djegur kabllo e energjisë elektrike 10 KW, që e furnizon direkt fabrikën e përpunimit të ujit në Kuzmin”, thuhet në njoftim.

Duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të Fushë Kosovës, KUR ”Prishtina” thotë se ekipet janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prani e shtuar e kafshëve të egra, policia apelon për kujdes dhe siguri në zonën malore të Shtërpcës

Të nderuar qytetarë dhe vizitorë, Bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img