Ferizaj

FSK po bënë pastrimin dhe deminimin e Parkut të Lirisë, apelon për kujdes

By FerizajPress

April 16, 2018

Njoftim

Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas, se Forca e Sigurisë së Kosovës, po bën pastrimin dhe deminimin e të gjitha hapësirave përreth parkut “Liria”, nga mjete e dyshimta e të pa eksploduara.

Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ferizajas, që të kenë një kujdes të shtuar gjatë ecjes afër zonës së parkut “Liria”. Ju bëjmë me dije, se ju qytetarë të nderuar, duhet të ecni vetëm përgjatë shtigjeve për këmbësorë dhe assesi të kaloni nëpër zonat e shënjuara si zona të rrezikshme. Në të njëjtën kohë mos shqetësoheni nga ndonjë krisme apo eksplodim, sepse gjithçka është nën kontrolle të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!