14,10,2024

FSK – kampione e Ligës, Posta-Vala fituese e Kupës së Ligës Institucionale për sezonin 2015/16

Must Read

Ferizaj– Mbrëmë skuadra e FSK-së, në finalen e madhe mposhti SHFMU ”Imri Halili” me rezultat 3:1 për tu stolisur kështu me titullin e më të mirit në Ligën e Parë.
Nën atmosferën e qindra shikuesve, kjo finale solli spektakël, lojë të bukur dhe fer, me raste të shumta ku nuk munguan as golat.
Takimin më mirë e filloi skuadra e SHFMU ”Imri Halili’‘, e cila shënoi golin e parë përmes Arben Halilit, mirëpo i shpejt ishte reagimi i skuadrës së FSK-së, e cila pas disa minutash barazoi rezultatin, për të përmbyllur pjesën e parë me rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e bukur.
Fillimisht, vlen të ceket se Fatlum Hajrullahu- lojtari i sezonit të parë nuk ishte aspak me fat, pasi që disa herë doli i vetëm para portierit, por fati nuk ishte në anën e tij.
Rregulli i pashkruar i futbollit, ”Kur nuk shënon-pëson” erdhi në shprehje edhe në këtë ndeshje, pasi që FSK arriti të shënoi 2 herë në pjesën e mbetur, me anë të lojtarit të tyre më të mirë, Shefqet Ademit, i cili ishte njëherit edhe heroi i këtij takimi.
Pas këtyre golave, FSK u koncentrua në mbrojtje për të ruajtur këtë epërsi, gjë të cilën edhe e arriti me mjaft sukses, për tu kurorëzuar kështu me titullin e kampionit.

Mbrëmë, edhe skuadrës fituese të Ligës së Dytë, tashmë anëtare e Ligës së Parë, OVL e UÇK-së iu nda kupa e kampionit.
Kupa iu nda kapitenit të skuadrës, Nexhat Shahinit.

13434877_1598375377158729_8665481432934320274_n

Posta-Vala, kampione e Kupës së Ligës Institucionale.


Në një ndeshje spektakël, skuadra e Luan Jahirit arriti me mjaft sukses të triumfojë në finalen e madhe, ndaj KF Spitalit me rezultat 4:0.
Si duket skuadra e Spitalit nuk ishte në natën e tyre, pasi që Posta-Vala me mjaft lehtësi arriti të krijojë rastet, të shënojë golat dhe të fitojë takimin.
Minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, në të cilët skuadrat testonin njëra-tjetrën për të marrë në dorë lojën.
Mirëpo më efikas në këtë aspekt doli skuadra e Posta-Vala, e cila arriti të shënojë e para në këtë takim. Spitali me anë të Sherif Topallit- lojtarit më të mirë të tyre, dhe top golashënuesit të Kupës, tentoi disa herë të gjejë barazimin, mirëpo ai ishte i markuar në mënyrën më të mirë nga mbrojtësit e Posta-Vala.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të Posta-Vala.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra e kapitenit Përparim Mulaku vazhdoi kontrollin e ndeshjes, dhe kështu me golin e radhës sikur vulosi edhe fatin e këtij takimi.
Të dy ekipet zhvilluan lojë të bukur, me aksione të shpejta.
Të dy ekipet kishin rastet e tyre, por Spitali nuk arriti të gjente rrugën e golit.
Më pas Posta-Vala gjeti edhe golin e katërtë, dhe kështu me shumë sukses e përmbylli takimin me rezultat 4:0.

/AJ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img