29,04,2024

Fshati Hade, apo laboratori i Kosovës

Must Read
Fshati Hade

Deputetë, zyrtarë të Qeverisë e KEK-ut dhe Avokati i Popullit kanë dëgjuar ankesat e banorëve të Hades rreth planeve për zhvendosjen e tyre për shkak të zgjerimit të sipërfaqes së mihjes në afërsi të Obiliqit.

“Na jemi ba aty një laborator, jemi ba një Frankeshtajn aty sepse askush nuk merret me neve, sëmundje nga ma të ndryshmet, kërkush nuk merret me shërimin e tyre, me ndihmën e banorëve, kjo është e tmerrshme”, tha Agim Breniqi, banor i Hades.

Ndërsa banori tjetër, Ragip Grajqevci kërkoi nga të pranishmit një datë se kur këta banorë të zhvendosen nga fshati Hade, pasi që sipas tij, deri tash kanë dëgjuar mjaftueshëm gënjeshtra.

“Prandaj, deri tash i kena ngu rrenat, kena ngu dallavere, jemi sorollatë në Ministri, Qeveri e Komunë, tash e mas po dojm datë o burra, për çka jena tubu. Bonu burra, s’ki me u zhvendos hiq, po e fillojmë jetën e re na në fshat, s’po du me u zhvendosë. Nuk po e du edhe një kancer. Një shtëpi kushton 50 mijë euro, një jetë njeriut sa kushton?!”, iu drejtua Grajqevci të pranishmëve në takim.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Saliu iu kërkoi banorëve të Hades që të protestojnë për këtë problem, si dhe i siguroi se këtë çështje do ta ngritin edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Dilni, merrni, bëhuni pak ma aktiv, ne do të mundohemi aq sa kemi mundësi si deputetë në Kuvendin e  Kosovës që me ngritë këtë çështje, por për besë na duhet edhe mbështetja e juaj me dalë para Qeverisë aty, duhet me dal se është çështja e juaj aty, mirëqenia e juaj si qytetarë”, tha deputeti Salihu.

Banorët e Hadës morën premtime nga deputetët që shumë shpejt do ta vizitojnë fshatin Hade dhe do të njoftohen edhe nga afër me problemet në këtë fshat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img