03,05,2024

Frikë nga tërmet i madh në Shkup

Must Read
Sheshi i Shkupit

Ndërtimet e reja që vazhdojnë pa ndalur rrisin frikën nga një tremet i ri i mundshëm.  Sizmologët thonë se shikuar në aspektin historik, tërmetet e mëdha përsëriten në çdo 500 vite, por për një gjë të tillë nuk ekziston garanci.

“Në sizmologji dihet se aty ku ka pasur tërmet, sërish do të ketë, por mbetet e panjohur se cila do të jetë fuqia e tërmetit. Sipas hulumtimeve sizmologjike, periudhë e mundshme e përsëritjes së tërmeteve të fuqishme është 500 vite. Nga të dhënat historike dihet se Scupi është goditur nga tërmet katastrofal në vitin 518, dhe në vitin 1555, thotë Dragana Çernih Anastasovska, nga fakulteti i shkencave matematiko natyrore.

Në vitin 9163 tërmeti ishte me fuqi prej 6.1 sipas shkallës së Rihterit dhe gjendet në kufirin e tërmeteve të mesëm dhe atyre të fuqishëm. Numri i madh i viktimave ka qenë për shkak se në atë kohë ndërtimet kanë qenë më të dobëta dhe pa standarde sizmike. “Edhe nëse ndodh tërmet si në vitin 1963, dëme të tilla nuk do të ketë sepse janë avancuar metodat e ndërtimit”, ka thënë arkitektja Veronika Shendova.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img