25,11,2024

Frika për mungesë, në Kosovë hyjnë qindra ton me miell vetëm brenda dy ditëve

Must Read

Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, qeveria ka vendosur që t’i mbyllë edhe hyrje-daljet në pikat kufitare si një nga masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë. Derisa lëvizjet për udhëtarë janë ndaluar, ato të mallrave po vazhdojnë normalisht.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se në pikëkalimet doganore është duke vazhduar normalisht importi i mallrave.

“Situata në pikëkalimet doganore është normale. Importi i mallrave komerciale ka vazhdu. Është shumë normale situata. Në aspektin e mallrave komerciale, ndërsa për udhëtarë e dini”, ka thënë Stavileci.

Në Kosovë, përvjeç tjerash, ka pasur kërkesë të madhe të qytetarëve për të blerë miell. Këto kërkesa janë rritur edhe më shumë me t’u konfirmuar rastet e para me koronavirus.

Megjithatë, situata nuk duket të jetë shqetësuese, pasi Stavileci ka thënë se vetëm dje dhe sot në Kosovë kanë hyrë rreth 200 tonë miell.

Ai ka thënë se doganierët janë të pajisur me masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, meqenëse duhet të jenë në punë pavarësisht situatës.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 13 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa qeveria ka marrë një sër masazh të vazhdueshme për parandalimin e kësaj pandemie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img