19,04,2024

Freedom House: Kosova, regjim gjysë-autoritar (Video)

Must Read

Isa-dhe-Hashimi_Large

Kosova ka shënue nji përparim të lehtë nga 5.14 në 5.07, falë përmirësimeve në median e pamvarun dhe qeverisjen lokale.

Kështu thotë Raporti i Freedom House për Vendet në Tranzicion.

Megjithatë, vendi vazhdon me qenë në mesin e regjimeve autoritare gjysë të konsolidueme. Në raport thuhet se ritmi i konsolidimit demokratik ishte i ngadaltë për vitin 2015.

Drejtori i Projektit, Nate Schenkkan, beson se ka nji hendek mes asaj që kërkojnë qytetarët ose që ata mendojnë se duhet me u marrë në shtetformim dhe në marrëdhanie me Europën, dhe asaj që Qeveria në fakt po merr.

Qeveria ka nji shumicë të gjanë në parlament, e megjithatë politikat që po ndjek duket se nuk janë aspak popullore, jo vetëm me nji opozitë mjaft radikale si Vetëvendosja, por jo popullore në masë të gjanë me popullsinë, dhe kjo asht problematike në nji demokraci, që nji shumicë e gjanë parlamentare miraton ndryshime para se popullata me dashtë me i ba ato.

Schenkkan thekson se kjo nuk domethanë se ndryshimet, apo që politikat janë të gabueme, por se mënyra se si i ka paraqitë Qeveria nuk ka qenë efektive.

Por, pakënaqësia ka edhe arsye të tjera. Drejtori i projektit thekson se kjo lidhet edhe me padurimin që populli i Kosovës ndjen për integrimin në Bashkimin Europian, pamundësinë për me pasë liberalizim të vizave dhe me ndjesinë se Serbia po përfiton ma shumë nga dialogu sesa Kosova, përsa i takon objektivave kombëtare, prandaj asht problem jo vetëm për Kosovën, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që e ka mbështetë fuqishëm Kosovën.

Në raport po ashtu parashikohet që tensionet politike kanë me vazhdue me i lanë të anashkalueme zhvillimet e tjera lidhun me politikat. Dialogu me Serbinë mundet me ngecë, ashtu si edhe ecunia e legjislacionit zgjedhor.

Simbas këtij raporti, Shqipnia ka gjendje të pandryshueme prej nji viti ma parë, dhe vazhdon me u konsiderue nji Qeveri tranzicioni ose regjim hibrid. Kjo i atribuohet nji përmirësimi në sistemin zgjedhor dhe nji ranieje në kategorinë e medias të pamvarun.
Ndërkaq Maqedonia, asht vendi me ranien ma të madhe në mesin e 29 vendeve të analizueme. Me nji krizë politike, që në raport thuhet se ishte ma e randa që nga viti 2001, për shkak të përgjimeve që publikoi LSDM’ja e që nxirrnin në pah përfshimjen direkte të zyrtarëve të naltë të Qeverisë dhe të partisë në pushtet në korrupsion dhe aktivitete kriminale.

Raporti i Freedom House, arrin në përfundimin se Ballkani, që dikur ishte nji rajon që ngjallte shumë shpresa për reforma në Europë, ka ra nivelin e vitit 2004 dhe kjo falë prirjeve autoritare të udhëheqësve, rivalitetit politik, korrupsionit dhe strukturave jo-funksionale institucionale.

Por Schenkkan thotë se kriza e imigracionit nuk duhet me u ba nji justifikim për me izolue Ballkanin nga pjesa tjetër e Europës.

https://youtu.be/JzQ_CPiWIXU

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img