26,11,2024

Foto mes Ramës e Obamës, u pagua 80 mijë dollarë

Must Read
Rama - Obama

Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje, pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Njuuark, Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet, njoftoi agjencia Reuters.

Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.

Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

“Një shofer limuzine nga Nju Xhersi pranoi fajin të mërkurën se ndihmoi në transferimin e 80 mijë dollarëve kontributeve nga jashtë për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012 në mënyrë që një nënshtetas i huaj të mund të merrte pjesë në një aktivitet fushate,” shkruan Reuters.

Por në vitin 2013, një kongresmene republikane e identifikoi ngjarjen dhe bëri thirrje për hetime mbi blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për një aktivitet për mbledhje fondesh në San Franvcisko në tetor 2012.

“Në aktivitetin e tetorit 2012, Rama, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Obamën,” shkruan Reuters.

Kongresmenia Dana Rohrabacher e Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Obamën u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Obamës gjatë zhgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri, zgjedhje që e bënë atë kryeministër.

Prokurorët thanë se biznesmeni Shehu, banor në Nju Xhersi, shkoi në San Francisko dhe u përpoq të hyjë në aktivitetin për grumbullimin e fondeve me nënshtetasin e huaj, por këtij të fundit iu refuzua hyrja. Gjithsesi, nënshtetasit të huaj, (Ramës) iu dha mundësia të fotografohej me Obamën.

“Duke pranuar fajin sot, z. Shehu pranoi përgjegjësinë për sjelljen e tij dhe shpreh pendesë të thellë për veprimet e tij,” deklaroi avokati Alan Abramson sipas Reuters. Stafi i Obamës nuk

është vënë nën akuzë për këtë ngjarje pasi sipas prokurorëve, ka bashkëpunuar në tërësi me hetimin dhe duket se nuk ka pasur dijeni se paratë e dhëna nga Shehu kishin në fakt origjinë të huaj.

Në Shtetet e Bashkuara nuk lejohet që nënshtetas të huaj të bëjnë donacione në fushatat elektorale të këtij vendi për shkak të dëmeve që mund të sjellin para të tilla për demokracinë.

Gjithsesi, ligjet amerikane lejojnë që qeveritë apo kompanitë e huaja të paguajnë lobues në SHBA ndërsa pagesat e lobuesve dhe kontratat janë të detyrueshme të deklarohen sipas Aktit për Agjenturën e Huaj.

Udhëheqësit politikë shqiptarë kanë përdorur prej kohësh financime të tilla në SHBA me shpresë se do të bindin shqiptarët se kanë mbështetjen e zyrtarëve amerikanë ose që media e huaj shkruan mirë për ta. Në disa raste, paratë për lobuesit kanë përfunduar jo vetëm për të krijuar një imazh të mirë, por edhe për të denigruar kundërshtarin.

Një hulumtim i mëparshëm i BIRN zbuloi se paratë që qeveria shqiptare e ish-kryeministrit Sali Berisha i dha një kompanie lobimi në SHBA, u përdorën efektivisht për një fushatë denigruese ndaj Ramës ndërsa Partia Socialiste paguante një lobues tjetër amerikan i cili përpiqej me çdo kusht të siguronte lajme negative mbi Shqipërinë në median ndërkombëtare.

Aktualisht, në përgatitje të zgjedhjeve të vitit 2017, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka punësuar sakaq një lobues në Uashington me kosto prej 30 mijë dollarësh në muaj ndërsa Partia Demokratike ka punësuar lobuesin e saj të vjetër Podesta.

Ndërkohë, një lobues i shumëkritikuar ka publikuar disa shkrime lavdëruese për Metën në gazetën Ëashington Times.

The post Foto mes Ramës e Obamës, u pagua 80 mijë dollarë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img