Në këtë foto të shpërndarë nga atdhetari Osman Ferizi, ish luftëtar dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së dhe tani kryetar i Shoqatës Sali Çekaj në Gjermani, shihet Osmani me Rifat Jasharin, vëllain e heronjve Adem dhe Hamëz Jashari. Fotoja është bërë në mars të vitit 1992 në Bon, në një protestë të organizuar nga dega e LDK-së për Gjermani. Këtu jemi me avokatin, atdhetarin Ragip Gashi, Osman Ferizi dhe atdhetarin Rifat Jashari”, shkruan në postimin e tij, Osman Ferizi.