Ferizaj

Formohet edhe Komiteti për Personat me Aftësi të Kufizuara

By FerizajPress

May 17, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi ka mbajtur një takim me anëtarët e Kuvendit Komunal, si dhe përfaqësueset e Komitetet për Personat me Aftësi të Kufizuara me ç’rast është bërë edhe zgjedhja e kryesueses së këtij komitet. Kryesuese e këtij Komiteti është zgjedhur Shukrije Mulaku, ndërsa anëtarë të këtij komiteti janë: Fitim Goga, Xhevdet Haxhidema, Jehona Mustafa, Behar Ibishi, Zymrije Haxhimusa, Xhemile Murseli, Daut Hoxha si dhe Yllka Mani.