26,12,2024

Fokus: Grupi i Kumanovës tentoi ta vriste Ali Ahmetin

Must Read
Ali Ahmeti

Burimet nga strukturat e sigurimit shtetëror thonë se grupi i udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të vrarë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përndryshe të afërt të Ramush Haradinaj, një periudhë të gjatë kanë tentuar që të reketojnë funksionarë të lartë të BDI-së, e sidomos pas granatimit të selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël ,kanë tentuar që të kryejnë atentat edhe mbi liderin Ali Ahmeti në vitin 2014 në Strazhë.

Bashkëbiseduesit e “Fokusit” thonë se vepër e tyre janë sulmet ndaj stacioneve policore në Tetovë dhe në Kumanovë, ndaj ndërtesës së Qeverisë, por edhe për karakollin në Gushinicë, që nënkupton se kanë synuar caqe dhe institucione shtetërore.

Në ngjarjet në Lagjen e Trimave, kur grupi u mposht, kërcënimet janë bartur mbi Nikolla Gruevskin nga ana e familjarëve, miqve dhe personave të likuiduar dhe të arrestuar në Kumanovë, ku jozyrtarisht mësohet se ka pasur një tentim për hakmarrje për të vrarët ose për nxjerrjen e të arrestuarve.

Revista “Fokus”, e themeluar dhe e drejtuar nga gazetari Nikolla Mlladenov, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik ende të pandriçuar nga autoritetet maqedonase tre vjet më parë, është e njohur për qëndrimin opozitar dhe zbulimin e aferave të shumta në Maqedoni. Kjo revistë ka qenë “halë në sy” për të gjitha qeveritë maqedonase, por veçanërisht për atë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, e cila disa herë e ka dënuar me anë të gjykatave që i kontrollon.

The post Fokus: Grupi i Kumanovës tentoi ta vriste Ali Ahmetin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img