20,12,2024

FMN kundërshton ndarjen e 6.5 milionë eurove për mësimdhënësit e paraluftës

Must Read

Pas aprovimit në kuvend të Ligjit për punonjësit e arsimit në periudhën 1990-’99, rreth 6.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit vetëm për vitin 2019, ndonëse ende nuk dihet se nga cili muaj nisë kompensimi për këtë kategori.

Zbatimi i këtij ligji, sipas Ministrisë së Financave, mund të fillojë pas hartimit të projekt rregullores për kriteret për aplikim nga Ministrit përgjegjëse, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa këta të fundit nuk janë deklaruar për KosovaPress se kur do të nxirret kjo rregullore në fjalë.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave deklarojnë se kostoja e këtij ligji për vitin 2019 është vlerësuar 6 milionë e 559 mijë euro, vitin e dytë 7 milionë e 293 mijë euro dhe vitin e tret 7 milionë e 937 mijë, ndërsa mjetet buxhetore janë të planifikuar në Ligjin e buxhetit. Edhe pse zyrtarë të kësaj Ministrie nuk kanë treguar se sa para do t’i marrë një pensionist i arsimit brenda një muaj me ligjin e ri, hartuesit e ligjit në Kuvendin e Kosovës thonë se ajo shumë brenda një muaji do të jetë 70 euro.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi thotë se kostoja e Ligjit vërtetë është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës, sepse kërkesat kanë qenë për kompensime edhe më të larta, por ka pasur vërejtje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB).

Ai deklaron se procedurat pas Kuvendit, zakonisht mund të zgjasin një muaj, ndërsa, Ligji për arsimtarët paraluftës është aprovuar më 28 shkurt, do të thotë deri në fund të marsit kjo çështje ishte dashur të rregullohet.

Ndërsa, drejtues të SBASHK-ut pohojnë se nga ky ligj mësimdhënësit përfitojnë 95 euro për një muaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari thotë se sipas shifrave që i ka dhënë ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është thënë se do të fillohet kompensimi diku me 9 mijë 300 pensionistë arsimit, por që rreth 3 mijë prej tyre nuk janë të gjallë, ndërsa rreth 23 mijë të punësuar në atë kohë do ta gëzojnë ligjin.

Jashari thotë se për çdo vit do të pensionohen nga 700 arsimtarë.

Ndërsa, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) në Prishtinë gjatë votimit të projektligjit në lexim të parë në Kuvend, e patën kundërshtuar idenë e krijimit të legjislacionit për kompensimin e arsimtarëve të viteve 1990-1999, ngaqë do të jetë një barrë e rëndë për Buxhetin e Kosovës.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img