27,07,2024

Flet mitrovicasi i liruar nga burgu i Serbisë: Më thanë se kam vrarë dikë në Kralevë

Must Read

Fahri Jusufi nga Mitrovica, i cili ishte arrestuar para gjashtë ditësh në Serbi, tashmë është liruar nga qelitë e burgut të Kralevës, pas mungesës së dëshmive se kishte ndonjë vepër kundër tij.
Ekipi i KosovaPress-it ishte sot në vizitë tek familja Jusufi në fshatin Rekë të Mitrovicës, ndërsa vet protagonisti i ngjarjes ka folur për momentin e arrestimit, qëndrimin disa orësh në qytetin e Rashkës, si dhe gjithçka që ka përjetuar gjatë pesë ditëve në burgun e Kralevës.
 
“Kam qenë pjesëtar i UÇK-së. Kam bërë një xhip ushtarak bashkë me heroin Adem Trepça, të cilin e kemi dorëzuar në UÇK… Kemi bërë edhe disa veprime tjera për UÇK-në, dhe prej atëherë nuk kam guxuar të shkoj në Serbi. Kushëriri me të cilin u nisëm më tha se pjesëtarët e UÇK-së nuk po i ngucin më, sikur i kanë amnistuar, kështu që unë vendosa me shku… Arritëm me kamion deri në kufi…Kur e futën letërnjoftimin në kompjuter, pash në retrovizor tre policë duke ardhur në drejtimin tim. E dita mirë se do t’më arrestojnë, sepse kisha veprën për të cilën më kishin kërkuar më 1999 në burgun e Smrekonicës. Pastaj më thanë zotëri je i arrestuar, i pyeta për arsyen, më thanë do ta kuptosh. Tre policë më dërguan në sportelin e tyre, më thanë se kërkohem nga shteti i Serbisë…M’i vunë prangat dhe pesë orë më kanë mbajtur lidhur…Më kanë dërguar në Rashkë, aty më kanë pyet ur se ku kam qenë më 1988-1999”, ka thënë Jusufi.
Sipas tij, pas pesë orë qëndrimi dhe marrjes në pyetje në Rashkë, atij iu tha se dyshohet se kishte kryer vrasje gjatë vitit 2012 në qytetin e Kralevës, gjë të cilën e kishte mohuar kategorikisht.
Ai theksoi se të dielën rreth mesnatës e kishin dërguar nga Rashka në burgun e Kralevës, derisa tërë kohën ishte i frikësuar se po i përgatitejë skenar i një vepre të rëndë, të cilën nuk e kishte kryer.
 
“Pastaj më thanë se e paskam një dosje tjetër edhe më të rëndë.. Më pyetën kë e kam vrarë më 2012 në Kralevë… Ju thash se në Kralevë 24 vite nuk kam qenë fare. Kam kaluar vetëm kur e kam pasur dikë të sëmurë në Beograd, por kurrë nuk kam ndaluar në Kralevë…Rreth orës 24:00 kam mbërri në Kralevë… Më çuan drejt në burg, m’i bënë të gjitha kontrollet, pastaj më dërguan në një çeli që ishte e tmerrshme…Maltretime tjera nuk kam pasur, por frikohesha se çka do të ndodhë me mua sepse po akuzohesha për diçka që s’e kisha bërë…Frikohesha se do t’më ngjesin diçka që nuk kisha bërë…Tërë natën më kanë mbajtur aty, pastaj të nesërmen më kanë dërguar në dhomën ku ishin edhe pesë të burgosur tjerë .. të cilët ishin të dënuar për vepra të rënda prej 7 deri në 18 vjet burgim”, sqaroi mes tjerash Jusufi.
Jusufi tregoi se si nuk ishte lejuar të kontaktojë me familjen dhe pas tre ditësh qëndrimi në burg e kishte vizituar avokati që ishte angazhuar nga familjarët.
Sipas tij, edhe avokati e kishte njoftuar se po përgatitejë montim i një vepre të rëndë të sajuar kundër tij.
Jusufi foli edhe për një konflikt të tij para 30 vitesh këtu në Mitrovicë, për të cilën tha se është vepër e parashkruar.
 
“I luta nëse kam mundësi me kontaktu me familjen por më thanë jo sepse autoritetet e Serbisë kanë obligim me i lajmëru autoritetet e Kosovës për vendndodhjen tënde dhe nuk më lejuan, kështu që për tre ditë deri të mërkurën unë nuk kam ditë asgjë nëse familja dinë gjë për mua…pas tre ditësh familja kishte angazhuar një avokat i cili ka ardhur tek unë, më ka treguar se është avokat i imi…Ai më tha se ka lexuar dosjen time, nuk kisha vepër nga viti 2012, por në lidhje me UÇK dhe tani po mundohen me të bë një dallaver dhe as gjykatësit në Kralevë nuk po dinë si me ia bë me ty. Më tha se janë duke më montuar një vepër të rëndë… Më 1989 kam pasur një konflikt me një shqiptar për çka mediat kanë përmendur se ka pasur plagosje, këtë të gjithë e dinë se nuk ka pasur plagosje…Të premten kam pritur vizitë familjare, derisa ka ardhur një polic dhe më ka thënë se prej sot jam i lirë&hell ip;Kam pritur që të paktën do t’më vizitoj dikush nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, që ta kuptoj së paku problemin tim ngase unë jam qytetar i Republikës së Kosovës dhe padrejtësisht më kanë mbajtur…Vepër në Serbi kurrë nuk kam pasur, kam pas një vepër para 30 viteve këtu e cila është parashkruar…Prej momentit të burgosjes nuk kam parë gjykatës, as nuk më kanë dhënë shpjegim pse jam i arrestuar vetëm kur kam hyrë në burg më kanë dhënë një letër sipas së cilës unë jam i kërkuar nga shteti i Serbisë…Në momentin kur kam dal nga burgu kam shkuar tek avokati im që të përshëndetem…aty e kam takuar Xhelal Shaqirin, përfaqësues i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili më uroi, dhe më tregoi se sot ka pasur të më takoj”, tha në fund Jusufi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img