12,07,2025

Flet gruaja që gjeti foshnjën në kazanin e mbeturinave: Ishte e lagur nga shiu, vetëm qante

Must Read

Foshnja u gjet nga Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228. Gruaja tregon për Report TV se po dilte bashkë me dy vajzat e saj në një kafene pranë shtëpisë së tyre kur dëgjuan zërin e foshnjës.

“Ishte ora 8, derisa erdhën ato. Morëm policinë, pas policisë erdhi dhe ambulanca. Ta çojmë në maternitet thashë. Merreni se nuk kam ku ta çoj. Unë e shpëtova për momentin se ndonjë qen apo mace mund ta hante. Fëmija ishte mbështjellë dhe qante se e kishte marrë uria për të ngrënë. Shi ishte, ishte lagur fëmija”, tregon ajo.

Ata kanë njoftuar policinë ku kjo e fundit pasi ka marrë fëmijën e ka dërguar atë në maternitetin “Mbreteresha Geraldine’.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img