21,12,2024

Flet Fethullah Gulen: Do të kthehem në Turqi nëse…

Must Read

Gulen, po akuzohet nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan se ka qenë pas përpjekjes së dështuar për puçin e 15 korrik në Ankara, por Gulen ka mohuar çdo përfshirje në një komplot të tillë dhe bëri thirrje për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar përpjekjen grushtit të shtetit, sipas “Le Monde”.

“Në qoftë rezultojnë gjithë ajo që përfshihet në dhjetëra akuza kundër meje, unë premtoj se do të kthehen në Turqi për të vuajtur dënimin maksimal”, tha Gulen, i cili poashtu premtoi bashkëpunim të plotë me autoritetet turke, shkruan lajmi.net.

Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, në një artikull për gazetën franceze ka dënuar kthimin e dënimit me vdekje nga ana e autoriteteve turke është në kundërshtim me demokracinë.

Duke komentuar akuzat e Ankarasë në lidhje me planifikimin e grusht shtetit drejtuar kundër lëvizjes së tij, Gulen ishte shprehur: “Askush, as unë e as ndonjë tjetër, nuk është mbi ligjin. Unë dua që të gjithë fajtorët të marrin dënimin e merituar dhe në kontekstin e procesit të duhur. Megjithatë, që nga tetori 2014, sistemi gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria dhe se për të arritur në drejtësi është e pamundur. Prandaj, kërkojë ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar gjithçka dhe unë do jem pas asaj që ata arrin në fund”.

Ai e quajti “gjueti shtrigash” largimet nga puna, dënimet me burg, torturat, duke thënë se Erdogani është duke zhvilluat një dramë të paparë ndonjëherë.

Turqia i kërkon SHBA-ve për të ekstraduar Gulen, në Turqi, pasi autoritetet turke pretendojnë se ishte ai pas grusht shtetin ushtarak në Turqi. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img