11,09,2025

Flet babai i Arditit që u vra në Sharrë: Donte të blinte librat e shkollës!

Must Read

Ditën e ngjarjes nuk ka qenë në Tiranë. Të birin e gjeti të pajetë në morgun e QSUT-së. Deri më tani, nuk di asgjë nga rrethanat se si është vrarë djali i tij, por ka besim se organet e Drejtësisë do ta zbardhin ngjarjen shkruan Panorama. Gega nuk kishte dashur që djali i tij të punonte në Sharrë, por kishte qenë këmbëngulja e të birit që e kishte bindur.

“Donte të blinte me paratë e veta rrobat e shkollës”, është shprehur ai.

Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në plehrat e Sharrës, në landfill, kishte gati një muaj që kishte filluar punë në sektorin e seleksionimit në Sharrë. 17-vjeçari u gjet me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfillit që i ka marrë jetën djalit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img