20,05,2024

Flasin Agim Aliu e Muharrem Sfarqa: Ky është vendimi i tyre për balotazhin

Must Read

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar për Gazeta Blic se kjo parti është duke biseduar me të gjitha partitë që nuk janë në garë për balotazh, por sipas tij ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Marrëveshje, Aliu ka thënë se po bëjnë me qytetarë.

Aliu tutje ka thënë se marrëveshjet me partitë tjera mund të bëhen pas zgjedhjeve të 19 nëntorit për të kontribuar në çështje të kuvendit komunal.

“Ne po bisedojmë me partitë që nuk janë në garë, por më shumë po bisedojmë me qytetarët që i përkasin ngjyrave politike dhe ata na kanë ofruar përkrahje të madhe për balotazh dhe po presim që ta fitojmë garën. Madje më duhet të them se përkrahje na kanë dhënë edhe qytetarët që i përkasin LDK-së. Marrëveshje mund të bëjmë pas 19 nëntorit për çështje të kuvendit komunal”, ka thënë Aliu.

Ai është shprehur i bindur se pas 19 nëntorit do të udhëheq me këtë komunë.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me kandidatin e LDK-së, Muharrem Sfarqa, i cili tha se edhe kjo parti ka përkrahje nga elektorati i PDK-së.

“Edhe ne çdo ditë po marrim përkrahje nga elektorati i PDK-së, ne e dimë pse thotë kështu Agim Aliu se ai diçka duhet të thotë por në praktik nuk ka asgjë, asnjë përkrahje nuk e ka zotri Aliu”, ka thënë Sfarqa, kur u pyet për deklaratën e Aliut i cili kishte thënë se ka përkrahje nga elektorati i LDK-së.

Në anën tjetër, Xhavit Zariqi nga AAK-ja ka deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se cila parti do të përkrahet në këto zgjedhje.

“Ende asgjë nuk ka konkrete pos që po bisedojmë me partitë që garojnë. Po presim javët në vazhdim dhe do të vendosim nëse do të përkrahet ndonjë kandidat”, ka thënë Zariqi për Gazeta Blic.

Agim Aliu nga PDK-ja, ka marrë 39.16 për qind të votave, ndërsa Muharrem Sfarqa ka arritur t’i marrë 32.34 për qind të votave. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor.

Kujtojmë që Muharrem Svarqa për katër vite radhazi ka udhëhequr me këtë komunë./GazetaBlic./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img