Skuadra e Paris Saint-Germain e pret Bayern Munchen në “Parkun e Princave”, për ndeshjen gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Sonte nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e parë mes dy gjigantëve.
Shumëkush e cilëson si “finale para finales”.
Kujtojmë që Bayern Munchen sonte luan me disa mungesa, përfshi këtu të lënduarit: Gnabry, Kral dhe Guerreiro.
Kurse te PSG-ja janë pothuajse të gjithë gati.
Vlen të përmendet se Bayerni sonte do të jetë pa trajnerin, Vincent Kompany.


