07,06,2025

Filluan punimet në rrugën Gërlicë e Epërme

Must Read

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin i fillimit te punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë.

Rehabilitimi i kësaj rruge me gjatësi prej 15.3 kilometra, ka kosto mbi 1.2 milionë euro. Punimet për këtë segment parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.

Ndërkaq për segmentin e dytë të rrugës deri në Qendrën e Skijimit dhe Prevallë, me gjatësi prej 19.4 kilometra, të enjten është nënshkruar kontrata me vlerë afër dy milionë euro.

Ministri Lekaj shprehu kënaqësinë që me këtë investim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i hapet perspektivë edhe më e madhe kësaj zone turistike. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka prioritet investimin në turizëm në të gjitha rajonet e Kosovës ku ka potencial turistik.

Kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi, e falënderoi ministrinë dhe ministrin Lekaj që nëpërmjet infrastrukturës po lehtëson zhvillimin e sportit që ai përfaqëson, jo vetëm në Brezovicë, por edhe në bjeshkët tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img