21,12,2024

Fillon sezoni turistik në Ohër e Strugë

Must Read

Filloi sezoni i ri turistik në Ohër, ku autoritetet lokale dhe punonjësit turistik, presin pjesëmarrje të mirë pavarësisht problemeve që shkaktoi kriza politike duke anuluar disa nga prenotimet e mysafirëve të huaj.

Fillimi u shënua dje me paraqitjen e shumë artistëve dhe interpretuesve muzikor nga vendi dhe jashtë në disa lokacione në Ohër, si pjesë e manifestimit Vera e bardhë.

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë sollën notuesit e parë në plazhet e Ohrit. Ndërkohë që shumica e objekteve hotelierike tashmë punojnë me kapacitet të plotë.

Struga mund të lëvdohet me çmime më të lira në akomodim dhe shërbime hotelierike. Për sigurinë e notuesve do të kujdesen ekipe shpëtimi të përbëra prej 120 personave.

“Kam frikë se si vitin e kaluar 15-20% e vendeve të notit nuk ishin të interesuara apo nuk kanë kushte për zhvillimin e notit, sport dhe rekreacion në plazhet e tyre. Një pjesë janë në Ohër dhe pjesa më e madhe janë në Strugë”, u shpreh Sasho Toçkov, Kryqi i Kuq-Ohër.

Vitin e kaluar, ekipet e shpëtimit kanë intervenuar 48 herë për nxjerrjen e personave nga liqeni, por për fat të mirë asnjëra me pasoja fatale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img