14,05,2024

Fillon ndërtimi i ambulancës së re në fshatin Dardani të Ferizajt

Must Read

Ferizaj. 04.08.2017.  Fillon ndërtimi i ambulancës së re në fshatin Dardani e cila do të jetë në shërbim të rreth 8 mijë banorëve

Mijëra banorë të fshatrave Dardani, Sojevë Zllatar , Mirosalë e nga lokalitetet tjera përreth pas pak kohësh do të kenë shërbime moderne shëndetësore në një objekt të ri i cili filloi të ndërtohet sot.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa bashkë një pjesë të qeverisë komunale mori pjesë në vënien e gurthemelit të këtij objekti i cili plotëson nevojat për të qenë një qendër moderne mjekësore edhe në fshatin Dardani.
Me këtë rast kryetari Svarqa potencoi se kujdesi që po tregon pushteti komunal ndaj nevojave të banorëve dëshmon se bashkëpunimi me popullatën po rritet vazhdimisht dhe po sjell projekte të dobishme.
“Unë i përgëzoj banorët e këtij lokaliteti për objektin e ri sepse objekti i vjetër shihet se nuk i ka plotësuar kushtet mjaftueshëm. Jam shumë i lumtur që brenda këtyre viteve më është dhënë mundësia që të punojmë bashkë për zgjerimin e hapësirave shëndetësore në të cilat kanë përfituar banorë të shumë lokaliteteve në ndarje proporcionale të shërbimeve, sipas obligimeve që kemi ndaj menaxhimt të parasë publiek dhe buxheteve.

Këtë kohë këmi pasur investime edhe nga qeveria e Kosovës dhe partnerë të tjerë e donatorë që i kanë sjellë vetëm të mira komunës së Ferizajt . Ngjashëm shpresojmë të punohet edhe në të ardhmen ndërsa shprehim admirimin tonë se natatlitieti në komunën e Ferizajt për herë të parë është në rritje dhe kjo tregon se angazhimet tona nuk do të mungojnë” dekalroi kryetari Svarqa në fillimin e ndërtimti të ambulancës në fshatin Dardani.
Projektin si mjaft të nevojshëm e ka vlerësuar edhe drjetori për Shëndëtësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Burim Karameta.
Ai tha se përkushtim i tij e qeverisje komunale vazhdon të jetë ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më afër vendbanimeve të ndryshme.
“Ngritja e kapaciteteve shëndëtsore si për nga cilësia po ashtu edhe për nga sasia si dhe ofrimi i shërbimeve sa më afër shtëpive të qytetarve kanë qenë dy objektivat e mia të cilat kam synuar t’i realizoj çdo ditë bashkë. me bashkëpuntëoret e mi.
Për këtë angazhim kemi marrë vlerësime pozitive siç ishte një hulumtim i publikuar ditë më parë që e radhit shëndetsinë ferizajase në rend parë në nivel nacional , prandaj gjërat e vogla janë garancë se ne do të realizojmë edhe projekte shumë më të mëdha” tha Karameta.
Ndërkaq Fadil Halili këshilltar komunal vlerësoi se banorët e kësaj ane janë shumë mirënjohës për proejktin që filloi sot.
“Besojmë se fshati Dradani dhe fshatrat përrteh më nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërbime shëndetësore gjetiu, por do të kenë mjekun afër për secilën nevojë që mund të kenë. E falënderojmë komunën për gjithë këtë investim ndërsa edhe banortët janë shumë mirënjohës ndaj kryetari për punën e përgjithshme” u shpreh asambelsiti Halili.
Ndërtimi i ambulancës se re në fshatin Dradani do t’i kushtojë komunës së Ferizajt rreth 100 mijë euro ndërsa është projekt 2 vjeçar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img