15,06,2024

Fillojnë urimet e liderëve për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Must Read

“Me rastin e 240 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe popullin mik amerikan”, thuhet në mesazhin e Nishanit.

”Përfitoj nga rasti që, në këtë 4 Korrik, të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme e shumë domethënëse që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga hedhja e hapave të para në krijimin e shtetit modern e deri në ditët e sotme, për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve demokratike. SHBA-ja mbetet për Shqipërinë dhe shqiptarët mbështetësi dhe partneri kryesor strategjik për kryerjen e reformave të thella në kuadër të agjendës euroatlantike. Të ndërgjegjshëm për vlerat e lirisë, shqiptarët ndjehen sot krenarë që janë rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe koalicionit  global në luftën kundër ISIS, terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shton Nishani.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img