05,02,2026

Fillojnë punën QMF në fshatin Dardani dhe Komogllavë pas renovimit

Must Read

Këtë të premte Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Eminin, drejtoren e QKMF-së Dr.Nadrie Ymerin, zv.drejtorin e QKMF-së Dr. Afrim Abazin si dhe Dr. Xhevdet Haxhidemën, kanë vizituar nga afër Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani dhe Komogllavë.

U tha se këto dy qendra do të punojnë më kapacitete të plota, duke përfshirë këtu edhe sektorin e stomatologjisë dhe shërbimet bazë të laboratorit.

Gjatë ditës poashtu është vizituar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime, e cila është rinovuar në tërësi. Në këtë qendër shëndetësore do të ofrohen shërbimet e mjekut familjar dhe të stomatologut, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë së funksionuari edhe shërbimet laboratorike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img