29,12,2024

Fillojnë përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit

Must Read

Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive më 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, me bashkëpunëtorë ka takuar drejtoreshen e përgjithshme të Doganës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi.

Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan  zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të transitit.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve.

Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img