Në Sallën e Sporteve “Bill Clinton’ më një ceremoni rasti kanë filluar aktivitetet sportivë në kuadër të shënimit të 14 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkanlive.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt për komunitete Asllan Kruezi ka bërë të ditur edhe agjendën e shënimit të kësaj dite.
“Aktiviteti i parë në kuadër të shënimit të kësaj dite është turneu sportiv në futboll të vogël.Ndërsa më 15 Shkurt kur është manifestimi kryesor kryetari I Ferizajt Muharrem Svarqa do të mbaj një një konferencë për media.Manifestimi qendror do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Clinton” i cili do të përfundoi edhe me një darkë festive” ka thënë Kruezi, nënkryetarë i Komunës së Ferizajt.