29,04,2024

Fillimi i vitit 2024 i mbarë për punëtorët e NPL “Ambienti” Ferizaj

Must Read

Punëtorët e NPL “Ambienti” në Ferizaj kanë filluar vitin e ri me veshëmbathje dhe përgatitje të reja për punë.

Vitin që lamë pas punëtorët e NPL “Ambienti” ishin mjaftë aktiv në rregullim e ambientit  dhe hapësirave  publike të qytetit. Por edhe Menaxhmenti i kësaj Kompanie  si duket e ka vlerësuar punën e këtyre punëtorëve dhe me të filluar viti i ri është kujdesur për ta dhe i ka pajisur me veshëmbathje  konform stinës në të cilën gjendemi.

Këta punëtorë janë pajisur me pallto kundër shiut, me pantallona të trashë, këpucë të reja dhe me ombrella, që është një kujdes  për ruajtjen  e shëndetit të  punëtorëve, një veprim që nuk haset shpesh nëpër kompani.

Këtë e ka bërë të ditur menaxhmenti i kësaj kompanie përmes faqes zrtare në rrejtin social

Njoftimi i plotë

Kujdesi për punonjësit e NPL “Ambienti” është në qendër të çdo vendimi të kompanisë sonë. Tashmë, për të gjithë punonjësit 👷🏻‍♂️tonë kemi bërë furnizimin me🦺 pallto kundër shiut, 👖pantallona të trash, 🥾këpucë pune dhe 🌂ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit tonë në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit tonë.

Besimi ynë është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.

NPL “Ambienti” Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img