27,04,2024

Fiks Fare: Si riciklohen mishi dhe vaji në fast food-et e Shqipërisë

Must Read

 

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera.

Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t’ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. “E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç”, thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalp apo si dhjamë dhe reziston gjatë.

Ka punonjës që thonë se s’ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajërat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen “radikalë të lirë” dhe janë kancerogjenë.

Gjithësesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga autoritetet përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img