24,04,2024

Fifi në super formë, befason të gjithë me foton nga plazhi

Must Read

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Mirëpo, ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka pasur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.

Megjithatë, kohët e fundit, autorja e hiti “Zhurmë” ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.

Ditën e sotme Fifi ka postuar një foto me rroba banjo nga plazhi, ku vihet re dukshëm ndryshimi që i ka shkaktuar humbja në peshë. Tashmë ajo duket si tjetër njeri, shumë e bukur, ndonëse dukej një yll edhe më parë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img