02,05,2024

Fier, shoferët e dehur përleshen fizikisht në sy të policëve (Video)

Must Read

Patrulla e Policisë Rrugore kishte ndaluar një makinë tip furgon dhe po kryente procedurat përkatëse të kontrollit mbi dokumentacionin. Në atë moment, një mjet tip “Benz” ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe e ka goditur makinën të cilën policia e kishte ndaluar.

Përveç faktit se djemtë e benzit përplasën një makinë nga shpejtësia, ata kanë dalë nga makina të irrituar duke i kërkuar llogari shoferit të furgonit. Sipas raportuesit, djemtë ishin në gjendje të dehur.

Situata ka degraduar deri në atë fazë saqë shoferët janë përleshur fizikisht pa u shqetësuar nga prezenca e policëve. Këta të fundit nuk kanë mundur ta qetësojnë dot situatën. Më pas djemtë kanë kërcënuar edhe policët, madje në inat e sipër kanë tentuar edhe t`i qëllojnë me grushte.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=OCHOUD05w7U?feature=oembed&w=640&h=480]

The post Fier, shoferët e dehur përleshen fizikisht në sy të policëve (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img