02,05,2024

Festivali i Bukës, për herë të parë në Kosovë

Must Read

“Festivali i Bukës dhe produkteve tjera të brumit dhe drithërave” ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysmë-produktet dhe produktet finale të brumit dhe drithërave.

Përveç ekspozimit të produkteve, organizatorët e festivalit për vizitorët dhe ekspozuesit, kanë paraparë edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe garuese.

Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrës edhe në gara konkurruese, ku juri do të jenë vet qytetarët.

Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të festivalit:

– Gara për bukën më të mirë të të gjitha llojeve (bukës së bardhë, integrale, të misrit, etj)– Gara për piten më të mirë– Gara për byrekun më të mirë– Gara për flinë më të mirë– Gara për kiflet më të mira (për të gjitha llojet)– Gara për picën më të mirë (për të gjitha llojet)– Gara për pastat më të mira (për të gjitha llojet)– Gara për ëmbëlsirën më të mirë– Gara për kekun më të mirë– Dhe e fundit, gjithashtu edhe më e rëndësishmja, do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për minuta të caktuar një pjesë të ushqimit).

Tre vendet e para do shpërblehen me çmime.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img