28,11,2025

Ferizajasi Leard Sadriu i siguron fitoren Shkëndijes

Must Read

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi dhe lider i kampionat në Maqedoni, zhvilluan ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore të dimrit duke mundur me rezultat 2:1 Makedonija Gj.P.. Ashtu si në testin e parë me Renovën edhe tani trajneri Qatip Osmani në secilën pjesë në fushë nxori dy formacione të kombinuara, ndërsa të lirë u lanë Mici dhe Zahov si dhe Radeski e Junior që ende nuk janë gati për lojë. Për dallim nga testi i parë në këtë ndeshje intensiteti i lojës ishte në nivel më të lartë dhe kuqezinjtë ishin ekipi më kërkues në terren. Ndryshimi erdhi në minutën e 25-të kur asistin e Zija Merxhanit në gol e konverton Shefit Shefiti për 1:0 pas 45 minutave të para. 

Formacioni i kuqezinjve në fraksionin e dytë gjithashtu solli volum loje, mirëpo disa raste të humbura u ndëshkuan nga kundërshtari që me anë të Kostovskit në minutën e 77-të barazuan në 1:1. Shkëndija deri në fund u vendos para portës kundërshtare, Leard Sadriu humbi mundësinë më të mirë kur goditja e fortë e tij u ndal në shtyllë, mirëpo mbrojtësit të ri të Kombëtares së Kosovës U-21, Leard Sadriut, fati do t’i kthehej dy minuta (88’) para fundit kur nga brendësia e zonës shënon për rezultat përfundimtar 2:1. 

Me këtë ndeshje kuqezinjtë përfundojnë fazën e parë përgatitore në Tetovë dhe pas dy ditëve të lira skuadra do të udhëtojë drejt Antalisë ku do të zhvillohet faza e dytë dhe kryesore e përgatitjeve dimërore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img