19,09,2025

Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me GIZ për skemat e punësimit e aftësimit profesional të të rinjve

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal, atë të Arsimit, Afrim Llabjani dhe të Shëndetësisë, Bekim Ademi pritën sot në takim, përfaqësues të GIZ-it gjerman, përkatësisht Udhëheqësen e Komponentës së Punësimit, Julia Becker dhe Këshilltaren për Masat Aktive të Tregut të Punës, Gresa Limani.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte vazhdimi i bashkëpunimit në kuadër të projektit YES (Youth, Employment and Skills) që ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë të të rinjve të moshave 15 deri në 35 vjeç, grupeve të cenueshme përmes ofrimit të një perspektive më të mirë në tregun e punës në Kosovë.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ofroi gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë projekt në dobi të të rinjve i cili ka rezultuar me organizimin e panaireve të punës, skemave të praktikës në punë, subvencionimin në paga dhe skemat e ndërmarrësisë. Të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm u shprehën edhe zyrtaret nga GIZ, të cilat falënderuan kreun e Komunës për vazhdimin e bashkëpunimit me rezultate direkte për punësimin e të rinjve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img