24,11,2024

Ferizaj shkëmben përvojat me qytetet e Shqipërisë në fushën e bujqësisë

Must Read

Përfaqësues nga Bashkitë Librazhd e Prrenjas si dhe fermerë të kësaj ane nisin bashkëpunimet me komunën e Ferizajt në fushën e bujqësisë.

Delegacionet nga dy komuna të Shqipërisë, Librazhd e Prrenjas si dhe fermerë e këshilltarë të bizneseve të atjeshme kanë qëndruar sot në komunën e Ferizajt për të shkëmbyer përvojat në fushën e bujqësisë . Ata u pritën këtu nga nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi si dhe drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci me ç’rast u njoftuan me zhvillimet e bujqësisë në komunën e Ferizajt.

“Ne si komunë jemi munduar që ta favorizojmë sektorin e bujqësisë dhe konsiderojë se është sektori i pari që mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në komunën tonë”, është shprehur nënkryetari Xhavit Zariqi.

Nga ana tjetër nënkryetari i komunës së Librazhdit Enver Shputi dhe nënkryetari i Prrenjasit Nuri Belba, janë shprehur mirënjohës komunës sonë për mikpritjen e bërë. Ata thanë se këto takime janë shumë të rëndësishme për ta me vet faktin se shkëmbehen përvoja nga më të ndryshme sa i përket sektorëve më të rëndësishme të vendit.

Interesimet e fermerëve dhe këshilltarëve nga këto anë të Shqipërisë kishin të bënin me ndarjen e subvencioneve , kritereve për përfitime, dhe funksionimin e bizneseve te ngritura me përkrahjen e komunës.

Pas vizitave që u bënë në terren bashkë me delegacionet nga Librazhdi e Prrenjasi u vë ftesë zyrtare edhe për përfaqësuesit e komunës së Ferizajt që të zhvillojnë një vizitë të tillë në këto komuna me karakter njohjeje e bashkëpunimi.

Librazhd 12 Librazhd 5 Librazhd 4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img