Viti 2019 po vijon me dinamikë të lartë të aktivitetit institucional nga Komuna e Ferizajt, në dobi të realizimit të projekteve të ndryshme zhvillimore. I fundit i kësaj natyre është edhe projekti me kosto prej afro 200,000 euro për digjitalizimin e arkivit komunal. Për këtë, sot, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar nga zëvendësministri i Financave, Mustafa Grainca dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, u pritën nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri.
Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi ministrin Demiri për pakon e masave që ka ndërmarr qeverisja lokale në mbrojtje dhe sistematizim të arkivit komunal e që me këtë projekt për të cilin sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit e financimit, Ferizaj përfundimisht do të jetë model për qendrat tjera në ruajtjen dhe shërbimin me arkivin komunal.
Ministri Demiri tha se Ferizaj paraqet një nga qendrat ku ky projekt do të gjej zbatueshmëri, modelin e së cilës varësisht nga fondet qeveritare do ta implementojnë edhe në qendrat tjera.
Ky projekt që përfundimisht i jep zgjidhjen meritore sfidave me arkivin komunal do të filloj së zbatuari së shpejti, duke qenë në funksion edhe të përmbushjes së njërës nga pikat kryesore të platformës qeverisëse të Kryetarit Aliu, atë të digjitalizimit të shërbimeve dhe administratës komunale.