03,07,2025

Ferizaj, promovohen veprat e shkrimtares shqiptare, Flutura Açka

Must Read

Në organizim të Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” dhe klubit letrar “De Rada” të Ferizajt, pasditën e sotme është bërë promovimi i veprave të krijueses shqiptare, Flutura Açka, autore e dhjetra librave në prozë e poezi. Krijuesja nga Elbasani, autorja e romanit shumë të përhapur tek ne “Kukullat nuk kanë atdhe” ka bashkëbiseduar me krijuesen letrare nga Ferizaj dhe studiuesen e letërsisë, Dije Demiri, udhëheqëse e promovimit, me qëllim të venies në spikamë të veçorive ideo-estetike të veprës letrare në prozë dhe poezi.

Flutura Açka si krijuese nuk ka mundur të qëndrojë indiferente karshi ndodhive që solli tranzicioni shqiptar, i cili goditi pa mëshirë njerëzit e rëndomtë, veçan femrën shqiptare, duke e shndërruar këtë në qenie të tjetërsuar nga njerëzit që ishin bërë pjesëtarë të një shoqërie të dehumanizuar.

Autorja ka dialoguar edhe me lexuesit e saj në Ferizaj, të cilët kanë shtruar pyetje për aktin krijues, personazhet, ndërlidhjen e ngjarjeve nga një libër në tjetrin dhe aspekte tjera.
Promovimi është përcjell edhe me deklamimin e poezive të autores nga të rejat ferizajase, duke sjell me këtë rast momente mbreslënëse të kësaj mbëmjeje letrare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img