27,12,2024

Ferizaj përfitoi edhe dy projekte milionëshe infrastrukturore

Must Read

Se investimet në infrastrukturë gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu po njohin standard të ri dhe ndërveprim më të intensifikuar me nivelin qendror është tashmë një fakt publik.

Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, zv.ministri i zhvillimit ekonomik, Xhavit Zariqi dhe nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati u pritën nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me stafin e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së financimit për dy projekte madhore për Ferizajn, ai i rikonstruimit të rrugës nga ura në Bibaj deri tek kyçja në autostradë që dinamizon përfundimisht zhvillimin e biznesit duke lidhur Ferizajn si qendër kryesore ekonomike me Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe projektin e asfaltimit të gjitha rrugëve në fshatin Jezerc që kompleton infrastrukturën e nevojshme bazike duke mundësuar kështu zhvillimin e turizmit duke hapur kapitullin e planifikimeve më të gjera e specifike për investime në këtë zonë turistike, veçanërisht në turizmin malor pëkatësisht agroturizëm.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ministrin Lekaj për konsideratën në shpërndarjen e buxhetit të projekteve zhvillimore për Ferizajn dhe Kuvendin e Qeverinë së Republikës së Kosovës për vëmendjen si asnjëherë më parë në jetësimin e projekteve transformuese për jetën e qytetarëve ferizajas.

Ferizaj është kthyer në kantier ndërtimi me projekte që po e transformojnë pozitivisht çdo ditë pamjen e qytetit dhe fshatrave, duke favorizuar një klimë të përshtatshme në të bërit biznes dhe lehtësuar jetën e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img