18,11,2024

Ferizaj pa qendra masazhi, mbyllet edhe qendra e fundit që zhvillonte këtë veprimtari

Must Read

 

Inspektorati i Komunës së Ferizaj çdo ditë po shënon rezultate konkrete në kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe qytetarëve ndaj dukurive të dyshimta. Kjo pas vendosmërisë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që të luftoj dukuritë devijante të pranishme në territorin e Ferizajt.

I tillë ishte edhe aksioni i fundit i Inspektoratit Komunal që rezultoi me mbylljen e qendrës së katërt të masazhit në rrugën “Kemajl Hetemi”, njëkohësisht qendra e fundit që operonte në territorin e Ferizajt. Ky aksion u realizua me asistimin e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësinë e Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me inspektorët sanitar dhe të tregut.

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se ky aksion është në vazhdën e aktivitetit të zgjeruar të këtij institucioni kundër dukurive devijate. Ai theksoi se për mungesë dokumentacioni për veprimtarinë e ushtruar është mbyllur edhe kjo qendër. Tutje, ai paralajmëroi aksione të tjera këto ditë në mbrojtje të interesit qytetar dhe shëndetit publik.

Me mbylljen e kësaj qendre, Ferizaj është ndër të rralla komuna ku në territorin e saj nuk operojnë biznese të tilla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img