FC Ferizaj ka mundësi ta fitoi trofeun e parë të madh në futbollin kosovar.
Kjo për faktin se “Ujqit” kanë arritur në finale të Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ferizajasit barazuar 0 me 0 me Llapin por fitorja 2-1 në ndeshjen e parë Ferizajt ia siguroi finalen.
Rival i skuadrës së Arsim Abazit në finalen e madhe do të jetë Dukagjini nga Klina, skuadër kjo që eliminoi Ballkanin në gjysmëfinalen tjetër.
Për Ferizajn kjo është hera e tretë që luan në finale te Kupës së Kosovës.
Në dy rastet tjetër “Ujqit” dolën të humbur.
Akti final i Kupës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

