25,04,2024

Ferizaj me nevojat më të mëdha për profile të reja për specialist shëndetësorë

Must Read

Në bazë të analizave që ka bërë një komision i Ministrisë së Shëndetësisë   ka rezultuar se  me kuadrot specialistike  Ferizaj është  anashkaluar dhe  ka një  një pozitë më të disfavorshëm me komunat tjera të Kosovës.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur këshilltari I Ministrit të Shëndetësisë Gëzim Kokollari, i cili njëherit edhe ka udhëhequr këtë ekip.

“Mbledhjen e të dhënave nga të gjitha institucionet shëndetësore publike në tërë territorin e Kosovës e kam udhëhequr unë në emër të kabinetit të ministrit dhe në bashkëpunim edhe me dy anëtarë të bordit përkatës me të vetmin qëllim që para se të shpallet konkursi për spicializantët e rinj të kemi një pasqyrë të saktë për profilet e specializimeve që do të duhet ti shpallim dhe një herë e mire ta venë ne binar këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të ndërlikuar.” ka thënë Kokollari.

Në bazë të këtyre hulumtimeve ka dalë se Ferizaj është një nga qendrat e cila më së paku ka specialist. Për këtë Kokollari tha se gjatë ndarjes së specializimeve nuk është  bërë ndonjë plan  për nevojat e  spitaleve dhe regjioneve dhe për pasoj  në shumë qendra janë të stërngarkuara e disa kanë mungesë të këtyre kuadrove.

“Deri me tani nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Janë favorizuar komuna të caktuara dhe në shpërputhje me nevojat reale që kanë pasur ato. Në baze të këtyre të dhënave që kemi mbledhur. Ferizaj ka qenë paksa i anashkaluar në këto procese ndërsa ne do tua japim hapësirën e merituar dhe përmes ndarjes se specializimeve të reja pretendojmë që të përmbushim nevojat reale që ka ky qytet dhe ti plotësojmë vakuumet e profileve që mungojnë. Përmes kësaj do të  bëhemi gati për spitalin e ri që do të ketë një numër shume më të madh të të punësuarve. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që ti mbështes nevojat reale si në aspektin e shkollimit profesional si në atë infrastrukturor.”  tha Kokollari

Na vijim i gjeni statistikat në bazë të shënimeve që posedojmë;

Në sektorin parësore:

Specialist i mjekësisë familjare 33, specialist i mjekësisë së ppërgjithshme 19, kirurgji orale 1, pedodonci 1 , ortopedi e nofullave 1, radiolog 2 , psikiatër 1, fiziatër 1, oftalmolog 1 , psikolog 2 , epidemiolog 1 , dermatolog 1,

Ndërsa në atë dytësor:

Internist 2, Dermatolog 1, Orl 2, Neonatolog 1, Gjinekolog 8, Pediatër 6, Infektolog 1, Neurolog 1, Oftamolog 2, Anesteziolog 4, Ortoped 3, Pulmolog 1, Mjekësi emergjente 2, Kirurgji 5, Urolog 1, Kardiologji 1.

Këtë e ka konfirmuar edhe  Ministri i Shëndetësisë,  Imet Rrahmani, gjatë vizitës së djeshme në përurimin e qendrës së mjekësisë familjare në Zaskok të Ferizajt.

“Në bazë të këtij raporti  kemi parë se Ferizaj   ka mungesë të specialistëve dhe këtë vit  do të punohet që  Ferizajt mjekëve nga Ferizaj tu jepet rasti për specializime për të cilat ka nevojë më së shumti por edhe të përgatiten kuadro për spitalin e ri” ka thënë Rrahmani.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img