Ferizaj.20.11.2016. Këtë të diele në qytetin e Ferizajt u shpërndanë mbi 100 libreza anëtarësie nga AAK për anëtarët e rinj të cilët aderuan në këtë subjekt politik.
Në këto aderime të cilat u bënë në dy vende të ndryshme, Ferizaj dhe në fshatin Greme, ishte vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të rijnë në AAK e të cilëve një nga një edhe u dorëzoi librezat e anëtarësisë.
Në një tubim i cili u organizua në Qendrën e Kulturës në Ferizaj nga Aleanca e Gruas salla ishte e vogël të zinte të gjitha gratë që kishin ardhur të merrnin librezat e anëtarësimit në këtë subjekt politik.
Kryetari i AAK-së Haradinaj ka falënderuar të gjitha anëtaret e reja për besimin dhe gatishmërinë që ti bashkohen këtij subjekti politik.
“Kosova do të jetë ashtu çfarë do ta bëjnë edhe vajzat, nënat dhe gratë tona. Kosova duhet të jetë ashtu si e bëni edhe ju. Angazhimi i juaj në AAK tregon se ju keni vendosur që mos të lejoni që dikush tjetër të vendos për fatin e juaj dhe ju të jeni vetëm spektatorë por edhe ju të jeni pjesë e këtyre ndryshimeve. Ne kemi nevojë për një qeverisje krijuese, një qeveri e cila punon për popullin e Kosovës” tha Haradinaj.
Haradinaj tha se edhe në zgjedhjet që po duket se nuk janë larg AAK është e përgatitur të hyj në garë dhe të marrë obligimet që i takojnë.
Edhe Xhavit Zariqi,kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, ka përshëndetur të gjithë ata që sot aderuan në këtë subjekt politik.
“AAK është subjekti i vetëm politik i cili mund të sjellë ndryshime e që këtë e ka dëshmuar edhe më parë. Dëshmia më e mirë është edhe rritja e besimit në këtë subjekt me një numër kaq të madh të të interesuarve siç është rasti i sotëm. Rreshtimi i juaj prapa liderit të AAK-së z. Haradinaj është besimi se është i vetmi lider i cili mund të shtyjë proceset përpara.” u ka thënë Xhavit Zariqi pjesëmarrësve në takimin e sotëm.
Anëtarët e reja i ka përshëndetur edhe kryetarja e gruas së Aleancës në Ferizaj Xhemile Murati e cila tha se një numër aq i madh i atyre që sonte kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që të jenë pjesë e këtij organizimi politik kanë një qëllim të përbashkët për ndryshimin e e situatës që ka kapluar vendin.
Pas dorëzimit të librezave në Ferizaj Haradinaj ka vazhduar rrugën për në fshatin Greme ku edhe atje një numër i madh i qytetarëve kanë aderuar në këtë subjekt politik.
Në këto takime ishin të pranishme edhe dy deputetet e Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së,Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu si dhe kryetarja e Aleancës së Gruas së AAK-së Magbule Shkodra.