01,05,2024

Ferizaj mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi me Qendrën e kujdesit ditor “Pema”, për të mbështetur ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Memorandumi mundëson partneritetin e Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Pema” në qasjen multidisiplinare dhe multisektoriale në ofrimin e shërbimeve, aktivitetet bashkërenduese, mbikëqyrjen dhe evaluimin e shërbimeve dhe planifikimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve.

Më konkretisht, Komuna e Ferizajt, sipas memorandumit, veç aktiviteteve të tjera, do të zotojë fillimisht rreth 10 mijë euro, pastaj do të të lobojë tek donatorët për sigurimin e afro 23 mijë eurove, për të mundësuar qëndrueshmërinë financiare të shërbimeve gjatë njëmbëdhjetë muajve vijues.

Nga këto shërbime, do të përfitojnë së paku 80 fëmijë me aftësi të kufizuara nga komuna e Ferizajt,si dhe familjet e fëmijëve të përfshirë në shërbime, organizatat e shoqërisë civile etj.

16178458_1412525138782305_8754127914123282557_o 16143451_1412525072115645_7693276842864181010_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img