12,06,2025

Ferizaj “godet” Trepçën, siguron 3 pikë të rëndësishme

Must Read

Me dy gola të shënuara në pjesë të parë, Ferizaj ka shënuar fitore ndaj Trepçës në derbin e pjesës së fundit të klasifikimit të Superligës.

Milan Ristovski dhe Shpëtim Babaj kanë shënuar shpejt brenda 20 minutave të para të takimit për të krijuar epërsinë 2-0 në të mirë të vendasve sot, që kanë siguruar tre pikë të radhës në Superligë.

Në pjesë të dytë, Ferizaj ka nisur përsëri me sulm por gola nga ata më nuk kishte. Sidoqoftë, fundi i ndeshjes i gjeti të rrezikuar në fitore, pasi që Trepça kishte shënuar përmes Pleurat Hajdinit me një parabolë në minutën e 70-të. Por, kjo ishte e tëra sa i përket përfundimtares në këtë ndeshje.

Ferizaj vazhdon të shpresojë të dalë nga zona e barazhit, derisa Trepçës i vështirësohet edhe më shumë puna.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img