25,12,2024

Ferizaj duhet të kthehet në udhëheqjen e atyre që kishin vizion të qartë për qytetin.

Must Read

Shkruan: Mimoza Sojeva-Pajaziti

Ferizaj duhet të kthehet në udhëheqjen e atyre që kishin vizion të qartë për qytetin, të cilët i ndryshuan pamjen që ai të frymonte më lirisht.

Ferizaj që nga viti 2007 deri në vitin 2013, filloj të përmirësoj imazhin e saj në ndryshimin rrënjësor të fytyrës së qytetit, me infrastrukturë, me rrugë e vepra të reja etj. Pavarësisht vështirësive është bërë përpjekje të rrisim dukshëm standardin e jetesës, të investojmë në zhvillimin e saj.
Ferizaj nga një vend krejtësisht në terr, pa rrugë, me gropa, pa punë, pa jetë, u kthye në Ferizaj ku jetohet, në Ferizajn e mundësive. Por e keqja është se që nga ardhja e kësaj qeverisje, të gjithë bashkë jemi deshmitarë që situata në përgjithësi po ndryshon për të keq në Ferizaj, të gjithë jemi dëshmitarë, që ka pësuar një rënie dramatike përgjatë dy viteve të fundit nga kjo qeverisje e cila po punon vetëm në baza partiake duke lënë anash ekspertë të fushave të ndryshme të cilët ishin dhe janë krenaria jo vetë e Ferizajt po edhe më gjerë.
Kjo qeverisje ka ndaluar dhe devijuar projektet më të mëdha që u filluan nga qeverisja e kaluar e të ndihmuar nga deputetet e kësaj komune në Parlamentin e Kosovës.
Të nderuar qytetar, kjo qeverisje ka vrarë ëndrrat dhe shpresën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë qytet. Prandaj Ferizaj duhet që të ketë një qeverisje të atyre të cilët ngjallën zhvillimin dhe duke e bërë Ferizajn një qytet me perspektivë. Të dashur qytetar ne duhet të bëjmë më shumë për Ferizajn tonë, për Ferizajn e kulturës e të traditës, për Ferizajn mikpritës e me burime të shumta natyrore, për Ferizajn e së ardhmes për familjet tona e sidomos për rininë që të realizoj endërrat e tyre. Ferizaj duhet që ti kthehet në qeverisjen dhe udhëheqjen e PDK-së dhe për këtë duhet që të punojmë të gjithë , të sheh ndërtimet aty ku na i ndali kjo udhëheqje, si spitalin, ti shohë kanalizimet e të shijon ujin e pijshëm e shumë e shumë projekte të tjera, për Ferizajn tonë, për Ferizajn Evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img