Ferizaj. 15.03.2017. Radikalizmi ekstrem dhe roli i gruas në parandalimin e këtyre akteve ka qenë temë e një debati në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), por edhe qytetarë, përfaqësues të bashkësive fetare, kuvendarw e zyrtarë komunal. Me këtë rast është thënë se komuna e Ferizajt në këtë aspekt qëndron mjaft mirë, ndërsa i tërë fokusi është përqendruar në atë se si të parandalohen rastet e shkuarjes së grave në vatrat e luftës siç është rasti i luftë në Siri.
Debutuesit kanë sjellur shumë pikëpamje duke thënë se edukimi i mirëfilltë mbetet elementi kryesor parandalues.
Fillimisht Constantine Soupius, kwshilltar i lartë ligjor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Ira Panajoti, zyrtare nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, kanë folur për nevojën e trajtimit të kësaj teme duke thënë se kështu krijohen përvojat të cilat në thelb e kanë misionin parandalues.
Edhe debatuesit tjerë kanë folur për domosdoshmërinë që kjo temë të trajtohet. Ata kanë shtruar nevojën e një edukimi të mirëfilltë për këtë çështje, pastaj për mundësitë e rintegrimit dhe risocializimit të grave, por kanë apostrofuar mundësitë për ndryshimet në legjislacionin gjyqësor, ngase në njëfarë mënyrë po e pamundëson kthimin e grave nga vatrat e krizave dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka folur për një debat të gjere në shoqëri lidhur me radikalizimin fetar, duke thënë se me masovizimin e këtij debati me pjesëmarrjen e faktorëve relevantë të shoqërisë efektet do të jenë shumë pozitive. Ai ka shtuar se komuna e Ferizajt në këtë aspekt qëndron mirë, ndërsa ka sjellur edhe statistikat e përfshirjes së grave nëpër institucionet publike.
“Shoqëria e jonë por edhe komuna e jonë ka potenciale të këtilla duke angazhuar shtresa intelektualësh profesionistë të cilët mund të ndikojnë në zbërthimin e shkaqeve por edhe parandalimin e këtyre si dhe përpjekjet për socializmin e këtyre rasteve që kanë mundur të jenë të përfshirë në këto raste. Po ashtu mend që efektet më të mëdha do të arrihen në parandalimin e pjesëmarrjes së gruas në këtë lloj ekstremizmi të importuar për ne do të arrihen edhe me vetë pjesëmarrjes së gruas e cila bashkërisht do të luftoi me segmente tjera ngase janë të përfshira në organizime politike”, ka thënë Svarqa.
Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal , Faruk Guri, ka thënë se përveç faktorit ekonomik përcaktuese për këto raste janë edhe faktorët tjetër sociale, duke thënë se shoqëria në këtë mes duhet të luaj rolin e saj.
Ndryshe para debatit me qytetarë zyrtarët nga SHBA-ja kanë qenë edhe pjesë e takimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.