11,09,2025

Ferizaj dhe Suhareka të vendosur për të mbrojtur pyjet nga dëmtuesit

Must Read

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka marr pjesë në takimin e organizuar me qëllim diskutimin e sfidave në fushën e pylltarisë, saktësisht mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe masat institucionale që ndërmarrin këto komuna në këtë drejtim.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami në këtë takim ka prezantuar gjendjen e pyjeve në territorin e Komunës së Ferizajt, masat që ka ndërmarr dhe po ndërmarr vazhdimisht qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për të mbrojtur pyjet nga keqbërësit si dhe shkëmbimin e përvojave institucionale mes dy komunave.

Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Suharekës, janë të vendosur në luftimin e dëmtuesve të pyjeve, në territorin/vijën ndarëse mes dy komunave, përkatësisht zonën malore të Maçitevës dhe Budakovës.

Në këtë takim, pjesëmarrës përpos zyrtarëve komunale për mbrojtjen e pyjeve nga Komuna e Suharekës dhe Komuna e Ferizajt ishte edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrotjen e Pyjevesi dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img