Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik dhe Klubi i prodhuesve të Kosovës vizituan të premten marketin “Plus” në Ferizaj.
Ky është marketi i vetëm në Kosovë i cili nuk mban produkte serbe, si dhe që prej moti ka praktikuar vendosjen e flamujve afër produkteve për të treguar origjinën e tyre.
Marketin e vizituan Sala Shala nga Komisioni Parlamentar, Veton Berisha deputet i Partisë Liberale Egjiptiane si dhe një përfaqësues i klubit të prodhuesve, njofton Klan Kosova.
Kjo vizitë vjen pas vendosjes së taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.
“Kjo është një vizitë e vonshme por edhe vendosja e taksës është e vonshme por e mirëseardhur” tha pronari i marketit, Sylejman Neziri.
Kryetarja e Komisioni Parlamentar, Sala Shala, tha se ky market është shembull dhe se ky i ka parapri taksës dhe ligjit të ri.
Përveç marketit viziten do e vazhdojnë edhe në fabrikën e veglave dhe atë të përpunimit të drurit.