05,06,2025

Ferid Agani kërkon të lirohet nga detyra

Must Read

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë.

Kjo është letra e plotë e Ministrit Agani dërguar Kryeministrit Mustafa:

I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prani e shtuar e kafshëve të egra, policia apelon për kujdes dhe siguri në zonën malore të Shtërpcës

Të nderuar qytetarë dhe vizitorë, Bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img